
Joshua Zirkzee & Alexis Saelemaekers
Alexis Saelemaekers është rikthyer te Milani. Sulmuesi i cili ishte në huazim, tashmë ka mbyllur aventurën e tij te Bologna dhe do të rikthehet te Milani, pasi klubi emilian nuk e ka në plan për ta blerë.
Vetëm 1 vit ishte kontrata e huazimit të belgut nga Milani te Bologna, me Alexis Saelemaekers që do të rikthehet tashmë në “San Siro” pas një sezoni të cilin e luajti si një nga pikat kyçe të ekipit. 24-vjeçari dha kontributin e tij për kualifikimin e Bolognas në Champions League.
All - Paragraf - 3
Në 32 sfida mes Serie A dhe Kupës, Alexis Saelemaekers shënoi 4 gola dhe asistoi në 3 të tjerë, duke arritur të grumbullojë 2099 minuta loje.

Alexis Saelemaekers
Poll