
Shane van Aarle , Juventus
Juventusi ka bërë “goditjen” e parë në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Shane van Aarle, i cili është konfirmuar si lojtari më i ri i bardhezinjve, por që do të bëhet pjesë e “zonjës së vjetër” më 1 korrik.
Shane van Aarle është një mbrojtës holandez 18-vjeçar që bën pjesë në skuadën e FC Eindhoven në kategorinë e dytë të Holandës. Lajmi për kalimin e mbrojtësit në skuadrën torineze është bërë i ditur nga vetë klubi holandez.
Van Aarle ka firmosur një kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2029. Mbrojtësi 18-vjeçar do të luajë fillimisht për Juventus Next Gen (Juventusi U-23), por pritet që të bëhet dhe pjesë e ekipit të parë të bardhezinjve.
View this post on Instagram
Galeria fotografike ()
Poll