
Manuel Akanji
Manuel Akanji tashmë edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i Interit. Mbrojtësi mbylli aventurën e tij me Manchester Cityn dhe tashmë do të mbajë veshur fanellën e zikaltërve.
Interi për të siguruar shërbimet e tij ka paguar 1 milione euro. Futbollisti kalon në Serie A në formë huazimi, me italianët që kanë të drejtën të blejnë kartonin e tij në fund të sezonit.
Vlen të theksohe se 30-vjeçari ishte shumë afër kalimit te Milan i Igli Tares, por Interi ka fituar “garën’ në merkato ndaj drejtorit shqiptarë. Për Akanjin do të jetë eksperienca e parë në Itali. Më parë ka luajtur në Zvicër, Gjermani dhe Angli.
View this post on Instagram
Poll