
Palladino & Inzaghi
Fiorentina dhe Raffaele Palladino do të vazhdojnë bashkëpunimin mes palëve. Klubi toskan dhe trajneri 41-vjeçar kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2027.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Fiorentina përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit. “Vjollcët” kanë zgjedhur t’i besojnë punës së bërë nga ish-sulmuesi dhe do të vazhdojnë projektin me të.
Fiorentina aktualisht renditet në vendin e 8-të të klasifikimit të Serie A me katër pikë larg zonës Champions. Ndërsa janë në gjysmëfinale të Conference League ku do të përballen nesër me Real Betis.
Poll