
Sam Beukema
Sam Beukema është futbollisti më i ri i Napolit. Qendërmbrojtësi 26-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Bolognan, për t’u bashkuar me kampionët e Serie A.
Beukema ka firmosur me Napolin një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e holandezit, Napoli ka shpenzuar 31 milionë euro.
Tashmë, Amir Rrahmani do të ketë një rival të ri në mbrojtje, duke ia bërë më të vështirë pozitat e titullarit.
Poll