Leçe dhe Fiorentina kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Serie A italiane. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stadio Via del Mare”, përfundoi me shifrat 1-1.
Golin e parë të kësaj sfide e shënuan “vjollcët” me anë të Harrison, në minutën e 30-të të sfidës. Ndërkohë që te Leçe për golin e barazimit mendoi Tiago Gabriel në minutën e 71-të.
Goli i Harrison (Lecce 0-1 Fiorentina)
Goli i Tiago Gabriel (Lecce 1-1 Fiorentina)
Kështu, Leçe me 28 pikë mban vendin e 18-të, çka momentalisht do të thotë rënie në Serie B, por ka ende shpresa. Në krahun tjetër me 36 pikë, Fiorentina është më qetë, pasi mban vendin e 15-të.
Titullar në këtë ndeshje ishte edhe Ylber Ramadani, i cili luajti deri në fund për Leçen. Madje, nga “Flashscore”, mesfushori shqiptar u vlerësua si lojtari më i mirë i sfidës me notën 8.5.
