Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Napoli "shkërmoq" Cremonesen mes festivalit të golave, De Bruyne merr "mbi shpatulla" fatin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Napoli "shkërmoq" Cremonesen mes festivalit të
Napoli

Napoli nuk është kursyer aspak në fitoren e arritur përballë Cremoneses, duke shënuar një poker golash në stadiumin "Diego Armando Maradona.

Përballë një ekipi që luan fatet për mbijetesë, të besuarit e trajnerit Antonio Conte dominuan sfidën përgjatë 90 minutave, duke mos iu lënë asnjë mundësi kundërshtarit të ngre kokë.

Golat e McTominay, Hojlund, De Bruyne dhe Alisson mjaftuan që napoletanët të merrnin tri pikët dhe të vazhdojnë të qetë pjesën e mbetur të kampionatit. Momentalisht, Napoli ka 69 pikë, 3 më shumë se Milani i vendit të tretë dhe 9 më pak se Interi kryesues, ndërsa Cremonese mban vendin e 17-të në zonën e ftohtë me 28 pikë. 

Napoli 4-0 Cremonese (McTominay 3', Hojlund 45', De Bruyne 45'+3, Alisson 52')

Goli i McTominay (Napoli 1-0 Cremonese)

Goli i Hojlund (Napoli 2-0 Cremonese)

Goli i De Bruyne (Napoli 3-0 Cremonese)

Goli i Alisson (Napoli 4-0 Cremonese)

 

Poll

Lexo gjithashtu