Inter
Interi i drejtuar nga trajneri Cristian Chivu i ka ndezur “motorët” fuqishëm në Serie A. “Dëshmia” më e qartë vjen nga ndeshja e sotme kundër Como-s, e vlefshme për javën e 14-të.
Zikaltërit triumfuan me rezultatin e thellë 4 – 0, teksa e gjetën rrugën e rrjetës Lautaro Martinez (11’), Marcus Thuram (59’), Calhanoglu (81’) dhe Carlos Augusto (86’).
Ekipi i Como-s drejtuar nga Cesc Fabregas nuk kishte asnjë shans për t’i bërë ballë Martinez me shokë. Pas kësaj fitore, Interi merr kreun përkohësisht në Serie A me 30 pikë, ndërsa nesër zbresin në fushën Milani dhe Napoli.
Poll
