Lazio dhe Udinese kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Olimpico”, përfundoi mes spektaklit në shifrat 3-3.
Miqtë gjetën të parët avantazhin me anë të Ehizibue në minutën e 18-të, duke mbyllur pjesën e parë 0-1. Me nisjen e pjesës së dytë, Lazio gjeti barazimin me anë të Pellegrinit, më saktë në minutën e 50-të.
30 minuta më vonë sulmuesi spanjoll, Pedro përmbysi shifrat. Megjithatë, në minutën e 86-të dhe 93-të, Atta shënoi dy gola, duke u bërë dëshmitarë të një tjetër përmbysjeje.
Kur u mendua se gjithçka mbaroi me fitores e miqve “bardhezi”, Daniel Maldini shënoi golin e baraspeshës. Sulmuesi italian e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 95-të.
Kështu, lacialët ngjiten në vendin e 8-të, duke shkuar në kuotën e 48 pikëve. Me 4 pikë më pak, Udinese mbetet në vendin e 11-të.
GOLAT:
Goli i Ehizibue (Lazio 0-1 Udinese)
Goli i Pellegrini (Lazio 1-1 Udinese)
Goli i Pedro (Lazio 2-1 Udinese)
Goli i Atta (Lazio 2-3 Udinese)
Goli i Maldinit (Lazio 3-3 Udinese)
