Sassuolo u përball me Juventusin, një ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 0-3 në favor të ekipit të Luciano Spalletit. Ndërsa sfida e sotme ishte e vlefshme për javën e 19-të të Seria A.
Juventus surprizoi kur Muharemovic shënoi një autogol në minutën e 16-të, gol i cili ishte dhe i fundit sa i takon pjesës së parë. Ndërsa në pjesën e dytë të lojës, “Zonja e Vjetër” nuk i ka ndalur aksionet kjo pasi goli i dytë u shënua nga Miretti në minutën e 62-të dhe “mrekullisht” 1 minutë më vonë David shënoi golin e radhës.
Në një sfidë e cila u luajt në transfertë, këtë herë futbollisti me origjinë shqiptare, Edon Zhegrova nuk luajti titullar, por u bë pjesë e lojës në fund të saj.
Sa i takon renditjes në Seria A, Juventus ndodhet në vendin e 4-të me 36 pikë ndërsa Sassuolo ndodhet i 11-ti me 23 të tilla.
