Davide Calabria & Theo Hernandez
Davide Calabria me shumë mundësi do të largohet nga Superliga greke gjatë merkatos së janarit. Vetëm pas 5 muajsh me fanellën e Panathinaikos, italiani 29-vjeçar pritet të rikthehet në vendlindje.
Fiorentina dhe Lazio kanë nisur një “luftë” të ashpër në distancë për shërbimet e mbrojtësit të djathtë. Megjithatë, Calabria është ende në kontratë me grekët, deri në 2028. Prandaj, duhen paguar rreth 5 milionë euro te klubi grek.
Kujtojmë se për italianin do të ishte një rikthim në Serie A. Ai ka luajtur me Bolognan dhe Milanin. Madje, me këta të fundit është shpallur kampion në sezonin 2021/2022.
Poll
