Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VAR-i vendos sfidën! Lecce me Ramadanin në fushë merr pikë “jetike”, Verona “niset” drejt Serie B

Shkruar nga NEWSPORT
VAR-i vendos sfidën! Lecce me Ramadanin në fushë merr pikë
Sistemi VAR, Verona - Lecce

Verona dhe Leçe kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Serie A italiane. Sfida e zhvilluar në “Stadio Marc'Antonio Bentegodi”, përfundoi me shifrat 0-0.

Leçe ishte skuadra që krijoi më shumë, me 12 raste për gol. Megjithatë, asnjë prej ekipeve nuk e gjeti rrugën e rrjetës, duke e mbyllur “thatë” këtë ndeshje mjaft të luftuar.

Në minutën e 94-të, ekipi i Veronës gjeti rrugën e rrjetës me anë të Edmundsson. Megjithatë, ky gol u anulua nga sistemi VAR, për shkak të një faulle ndaj portierit të Leçes.

Titullar në këtë sfidë për miqtë ishte edhe Ylber Ramadani. Mesfushori i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë gjatë gjithë lojës.

Kështu, ekipi i Leçes ngjitet në vendin e 17-të me 29 pikë, duke dalë nga zona e ftohtë. Në krahun tejtër me 19 pikë, duket se Verona ka “larë duart” me elitën e futbollit italian.

Poll

Lexo gjithashtu