
Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli
Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani ishin dy afrimet e bujshme të Torinos gjatë kësaj merkato verore. Megjithatë, të dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, ende s’janë bërë pjesë e ekipit.
Kjo për shkak se mungojnë disa nga dokumentet. Diçka e tillë ka sjellë që dy shqiptarët të përfundojnë në tribunë në ndeshjen e sotme që Torino do të luajë kundër Interit.
Kujtojmë se Ismajli u bashkua me Torinon si transfer i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Empolin. Në krahun tjetër, Asllani është në formë huazimi dhe torinezët kanë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Poll