
Immobile & Immobile
Pas një viti në Superligën turke me skuadrën e Besiktasit, Ciro Immobile u rikthye në Serie A për të luajtur me Bolognan. Por aventura e tij me kuqeblutë nuk ka nisur aspak mirë.
Jo vetëm që u mposhtën nga Roma në javën e parë me shifrat 1-0, por sulmuesi italian ka pësuar një dëmtim. Ciro Immobile do të duhet të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën dy muaj.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Bolognas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Pas vetëm një ndeshjeje të luajtur në Serie A me skuadrën kuqeblu, 35-vjeçari tashmë ka nisur fazën e rehabilitimit.
Poll