Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Treni” i fundit për titullin, Milan shkon "all in" ndaj kryeqytetasve të shqiptarit

Shkruar nga NEWSPORT
“Treni” i fundit për titullin, Milan shkon "all in"

Interi u ndal në shtëpi përballë Atalantës duke marrë një barazim 1-1, rezultat që për të besuarit e trajnerit Chivu ndërlikon objektivin e tyre drejt titullit.

Gjithçka nisi mirë kur Pio Esposito shënoi në pjesën e parë, por “dehja” nga goli i parë zgjati deri në minutat e fundit, kur Krstovic “zgjoi” zikaltërit me një fund të hidhur.

Kjo ndalesë shton entuziasmin në radhët e Milanit, pasi kuqezinjtë duan të shfrytëzojnë shansin e artë për të ngushtuar akoma dhe më shumë diferencat me kreun, teksa presin sot në mbrëmje Lazion për një duel që pritet të ofrojë emocione.

Vetëm 5 pikë do të ishte distanca nëse “Djalli” kalon me sukses kryeqytetasit, ndaj në San Siro, djemtë e trajnerit Max Allegri do bëjnë çmos që në trenin e fundit t’ia rrëmbejnë nga duart titullin rivalit të përjetshëm.

Në futboll asgjë nuk është e pamundur, ndaj në Itali "beteja" mes dy skuadrave të Milanos do të jetë "e zjarrtë" deri në kilometrin e fundit. 

Poll

Lexo gjithashtu