Lazio ia doli që të siguronte pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Italisë, pas fitores me “ruletën e penalltive” përballë Atalantës. Ndërkohë që në aktin final, lacialët do të përballen me Interin.
Pikërisht për këtë duel në Kupë, ultrasit e Lazios kanë surprizuar, duke “hequr dorë” nga bojkoti më 13 maj dhe duke marrë pjesë. Mirëpo, asnjë ndryshim nuk do të ketë në derbin e kryeqytetit përballë Romës, pasi atë ndeshje do ta bojkotojnë.
DEKLARATA:
Ne bëmë një pakt me trajnerin dhe ekipin ku dhamë fjalën tonë se do të hynim në ndeshje në rast finale. Meqenëse është një vend neutral, duam të jemi pranë lojtarëve dhe t’i japim të gjithë tifozëve të Lacios mundësinë për të shtyrë ekipin në një ndeshje kaq të rëndësishme si finalja e Kupës.
DERBI- Ne e kuptojmë rëndësinë e derbit dhe sa e fortë, te çdo tifoz i Lazios, është dëshira për të mos i lënë as edhe një centimetër hapësirë në qytet atyre në anën tjetër. Jemi të vetëdijshëm se sa tronditëse dhe e zhurmshme është heshtja e një derbi pa protagonistë.
Pikërisht për këtë arsye, ne besojmë se hyrja në këtë ndeshje do të thoshte vetëm të ndiqnim skenarët më klasikë të një baze tifozësh normale dhe të butë, gjë që ne nuk jemi! Prandaj njoftojmë se grupet e organizuara të tifozëve kanë vendosur TË MOS HYJNË NË STADIUM për ndeshjen Roma – Lazio më 17(ose 18) maj.
Do të qëndrojmë jashtë, në Ponte Milvio, për të përjetuar së bashku ndeshjen më klasike para derbit, në mënyrë që të mbrojmë shtëpinë tonë dhe të mbushim sheshin me tifozë të Lazios. Dinjiteti ynë vlen shumë më tepër se një derbi. Fjala jonë ka peshë dhe ne synojmë ta mbajmë atë. Grupet e Organizuara të Tifozëve
