Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tare vazhdon me operacionin “fshesa”, Milani mbush arkat me largimin e lojtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Tare vazhdon me operacionin “fshesa”, Milani mbush arkat me largimin
Yacine Adli

Igli Tare vijon të punojë në merkato për largimin e lojtarëve që janë jashtë projektit të Milanit. Yacine Adli është lojtari i radhës që i është dhënë lamtumira nga klubi kuqezi.

Me një postim në rrjetet sociale të klubit, Milani i ka shprehur falenderimet mesfushorit 25-vjeçar. Adli do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite aty ku ka firmosur me klubin e Al-Shabab.

Këta të fundit paguajtën 7 milionë euro për kartonin e mesfushorit francez. Yacine Adli ka firmosur një kontratë 3-vjeçare deri në qershor të vitit 2028 me klubin saudit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AC Milan (@acmilan)

Poll

Lexo gjithashtu