
Sandro Tonali, Frank Kessie
Juventusi pritet të përforcojë repartin e mesfushës në merkaton e verës me afrime të reja. “Zonja e Vjetër” po mendon të nënshkruajë me një nga mesfushorët që fitoi titullin me Milanin.
Siç raportojnë mediat italiane, Franck Kessie mund të rikthehet në Itali për të veshur ngjyrat bardhezi. Juventusi po mendon që në marrëveshjen me mesfushorin e Al Ahli, të fusë Nico Gonzalezin.
Problemi i vetëm për të firmosur me mesfushorin afrikan mbetet paga e tij prej 18 milionë eurosh që përfiton në Arabinë Saudite. Kontrata e Kessie me Al Ahli skadon sezonin e ardhshëm.
Poll