
Alex Meret & Amir Rrahmani
Napoli i sezonit të ardhshëm pritet të ketë disa ndryshime edhe pse u shpallën kampionë të Italisë. Gjithashtu reparti difensiv i ekipit të Antonio Contes do të ketë prurje të reja.
Bëhet fjalë për Sam Beukema, i cili është gati për lamtumirën me klubin e Bolognas. Siç raporton “La Repubblica”, Napoli pritet të përshpejtojë negociatat me agjentin e lojtarit për ta transferuar në ekip.
Në orët në vazhdim Sam Beukema me shumë gjasa do të jetë lojtari më i ri i Napolit. Mbrojtësi holandez do të jetë bashkëpunëtori i Amir Rrahmanit në qendër të mbrojtjes së Napolit.
Poll