Torino do të presë Milanin mbrëmjen e sotme dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 14-të të kampionatit. Përballje kjo që do të startojë në orën 20:45 dhe në prag të këtij takimi ka folur trajneri i vendasve, Marco Baroni.
62-vjeçari i ka dalë në mbrojtje Krisjtan Asllanit, i cili i siç dihet një javë më parë gaboi një penallti në humbjen ndaj Leçes. Për mesfushorin e Kombëtares ajo ishte penalltia e parë e humbur në karrierën e tij futbollistike.
Në lidhje me këtë Baroni ka theksuar se Asllani duhet të jetë i qetë dhe i fokusuar te klubi, pasi penallti kanë humbur edhe kampionët më të mëdhenj në botë.
“Në stërvitje Asllani i ka gjuajtur gjithmonë mirë penalltitë, nuk është penalltia e parë që gjuan. Fakti që ai dëshiroi të shfaqej në konferencë është për t’u vlerësuar, përgjegjësia është e imja që vendos gjuajtësit e penalltive.
Ai dëshironte që ta gjuante që në ndeshjen e mëparshme, por Ishte Vlasic që është i pari. Kanë gabuar edhe kampionë shumë të mëdhenj në kompeticione të tjera, Asllani duhet të qëndrojë i qetë dhe po rritet. Ai duhet të bëjë më shumë pa u kushtëzuar nga penalltia e humbur.
Kush i gjuan penalltitë? Vlasic dhe Asllani janë të parë, më pas Zapata. Nesër do të vendos saktësisht për listën”, ka përfunduar timonieri italian.
