Fiorentina - Sassuolo
Fiorentina dhe Sassuolo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Serie A. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Stadio Artemio Franchi”, përfundoi me shifrat 0-0.
“Vjollcët” nga Firence e dominuan plotësisht këtë ndeshje, duke tentuar 22 herë për të gjetur golin. Megjithatë, dy ekipet ishin “shterpë” në këtë duel, duke mos e tundur dot rrjetën.
Kështu, Fiorentina mbetet me 37 pikë në vendin e 15-të në tabelë, duke qenë e qetë larg zonës së ftohtë. Në krahun tjetër me 46 pikë, Sassuolo është në “mesin e artë”, në vendin e 10-të.
Poll
