Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Nuk më besohet, s’kam fjalë”, Asllani pasi u shpall kampion: Fitorja në derbi i dha më shumë rëndësi, e donim që në fillim Scudetton

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk më besohet, s’kam fjalë”, Asllani pasi u shpall
Kristjan Asllani

Interi ia doli të fitonte derbin ndaj Milan dhe të shpallet zyrtarisht kampion i Serie A për këtë sezon. Zikaltërtit triumfuan 2-1 ndaj kuqezinjve, teksa festuan para rivalëve të përjetshëm edhe yllin e dytë në fanelë.

Padiksutim pjesë e këtij suksesi është edhe Kristjan Asllani. Në derbi hyri si zëvendësues, teksa në minutën e 84-të mori vendin e Calhanoglus. Mesfushori i kombëtares shqiptare ende nuk e beson diçka të tillë, teksa thekson se nuk ka fjalë për të përshkruar atë që po përjeton.

“Jemi shumë të lumtur, nuk ka fjalë që e përshkruan. Si tifoz i Interit, nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë. Jemi të lumtur, edhe sot ishim larg shtëpisë, por kishte shumë tifozë.

Ndoshta ende nuk e kam kuptuar që e kemi fituar këtë kampionat, do të shohim nesër në mëngjes. Fitorja në derbi ndoshta ka edhe më shumë rëndësi. Ne e donim 'Scudetton', ia dolëm. Tani le të vazhdojmë”, deklaroi Asllani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga