
Interi mori një fitore të rëndësishme ndaj Lecces, takim i cili përfundoi 4-0 në favorin e zikaltërve. Tashmë ekipi i Simone Inzaghit është vetëm 3 pikë larg Napolit, ndërsa zikaltërtit kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtur.
Trajneri ka folur pas fitores e Leccen, ku ka theksuar se ekipi i tij nuk ka frikë asnjë skuadër. Ndër të tjera respekton çdo kundërshtar, me garën për titull që do të jetë e fortë deri në fund.
“Napoli dhe Atalanta po bëjnë diçka të jashtëzakonshme, ashtu si edhe Interi. Nuk ka frikë, vetëm shumë respekt për dy skuadra shumë të mira, që kanë trajnerë të mirë dhe luajnë futboll të mirë. Unë thashë në korrik se kjo do të ishte një garë e hapur për titull dhe kjo është ajo që po ndodh”, përfundoi Inzaghi.