Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Mund të bënim më mirë në Kupën e Italisë”, Allegri: Gati të luftoj me Interin për titullin, por po kërkojmë rikthimin në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
“Mund të bënim më mirë në Kupën e
Massimiliano Allegri

Milani në këtë sezon po merr rezultate pozitive dhe Massimiliano Allegri ka rikthyer kuqezinjtë të luftojnë për kreun e Serie A. Aktualisht janë ndjekësi më i afërt i Interit në garën për titullin kampion, teksa i ndajnë 8 pikë.

Trajneri i kuqezinjve është mjaft optimist, ndërsa shprehet i gatshëm të firmosë për një duel titulli me Interin, por nënvizon se qëllimi kryesorë i tyre është Champions League.

“Të fitosh është diçka normale, por e vështirë, e bën vetëm një skuadër. Ne jemi nisur duke kërkuar të kthehemi në Champions Leaue, për momentin jemi mes katër skuadrave të para dhe objektivi mbetet ai. Mund të bënim më mirë në Kupën e Italisë, ajo është keqardhja që mund të kemi.

Interi dhe Napoli janë skuadra shumë të forta, Juventusi po kthehet lart dhe Roma me Gasperinin po bën një punë shumë të mirë. Ne mbetemi të përqendruar tek ajo që duhet të bëjmë pasi nuk do të jetë e lehtë”, tha fillimisht Alegri i cili më pas u ngacmua nga gazetarët nëse ishte gati të firmoste që të shkonte te ndeshja direkte me Interin si një përballje për titullin.

Po, në këtë moment Interi është një skuadër shumë e fortë, janë 5/6 vite që luajnë për titullin. Por fillimisht të mundohemi të fitojmë në Piza, kjo është ajo që duhet të bëjmë”, ka deklaruar Allegri.

Poll

Lexo gjithashtu