
Kristjan Asllani ka debutuar mbrëmjen e djeshme me Torinon. Shqiptari luajti për 81 minuta, duke bërë një paraqitje pozitive ndaj Fiorentinës.
Mesfushori debuton kështu me barazim te skuadra torineze, teksa pas kësaj përballjeje ka folur për mediat italiane. 23-vjeçari ka theksuar se Torino është një ekip mjaft i kompletuar, teksa skuadra duhet të përmirësojë në pasin e fundit dhe të jetë më efikase para porte.
Ndër të tjera nënvizon se të luante si titullar ishte gjëja që i ka munguar më shumë te Interi. Asllani gjithashtu është gati të marrë përgjegjësi dhe të kthehet në një pikë kyçe te “Demat e Kuq”.
“Mezi prisja të luaja me këtë fanellë. Trajneri më donte vërtet dhe e falënderoj. Do të përpiqem t’ua shpërblej në çdo mënyrë. Sot ishim një ekip, nga fillimi deri në fund, duke vuajtur. Sipas mendimit tim, jemi një ekip i mirë, i aftë të ketë një sezon të madh, por duhet të luftojmë. Jemi të kënaqur me barazimin, ndoshta meritonim edhe pak më shumë.
Sa larg mund të shkojë Torino? Ekipi është i fortë dhe mund të arrijë shumë. Duhet të përmirësojmë në pasimin e fundit dhe përpara portës. Nuk jemi zhbllokuar, por na duhen gola. Kemi një repart të shkëlqyer sulmues dhe emra që si Zapata, kur të kthehen, do të na ndihmojnë jashtëzakonisht.
A mendoni se jeni në sezonin e testimit? A jeni gati të merrni më shumë përgjegjësi? Patjetër, përndryshe nuk do të kisha ardhur. Jam i lumtur që jam këtu dhe ndihem gati për të luajtur. Të jem titullar që në javën e dytë të ndeshjes është diçka që më ka munguar. Te Interi megjithatë, ka një ekip shumë të forte, i falënderova të gjithë pasi më ndihmuan. Tani është Torinon dhe duhet të marr përgjegjësi, më shumë në mbrojtje sot sepse më duhej të markoja Gudmundson. Tani do të shkoj në ekipin kombëtar, pastaj do të kthehem për të punuar më shumë.
Cilat ishin kërkesat e para të Baronit? Trajnerit i pëlqen futbolli sulmues, ashtu si mua, por pamë që Fiorentina kishte dy sulmues dhe luajtëm duke markuar një kundër një. Më pëlqen trajneri, përballja me Lacion vitin e kaluar ishte e vështirë, tani me të mund të rritem, të mësoj dhe madje edhe të bëj gabime”, ka theksuar shqiptari.