
Alejandro Garnacho
Me largimin e Kvicha Kvaratshkelia drejt Paris Saint-Germain për shifrën e 70 milionë euro, Napoli tashmë po shikon për zëvendësuesin e tij. Në “pole position” për të zëvendësuar gjeorgjianin mbetet Alejandro Garnacho.
Sulmuesi 20-vjeçar është më i përafërti me karakteristikat e lojës së Kvaratskhelia dhe për këtë arsye dëshirohet nga klubi. Sipas mediave italiane, Manchester United nuk e lejon të shkojë pa të paktën 70 milionë euro.
Nga ana tjetër, Napoli dhe De Laurentiis nuk shkojnë në më shumë se 50 milionë euro për djaloshin argjentinas. Në kampin e napolitanëve ndjesitë janë pozitive përsa i përket një afrimi të mundshëm të Garnachos.
Poll