Milani ka triumfuar në derbin e Milanos, duke mposhtur 1 – 0 Interin. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mbrojtësi ekuadorian Estupinian në minutën e 35-të.
Fofana gjeti bukur lojtarin amerikano-jugor, teksa ky i fundit nuk gaboi para portierit Sommer. Dy episodet më të diskutueshme, të cilat krijuan polemika në fundin e ndeshjes, kishin të bënin me minutat 93-të dhe 94-të.
Interi shënon pas krosimit nga goditja këndore, por arbitri sinjalizoi për parregullësi në zonë. Vetëm disa sekonda më vonë, zikaltërit pretenduan për penallti, pasi lojtari rival preku topin me dorë brenda zonës së rreptësisë.
Fitorja e kuqezinjëve në derbi, redukton diferencën me Interin kryesues në 7 pikë, ndonëse sërish është hendek i konsiderueshëm.
Milan 1 – 0 Inter (Estupinian 35')
96' - Përfundon derbi i Milanos, fiton Milani 1 - 0.
94' - Ekipi i Interit pretendon për penallti, pas prekjes me dorë të topit, arbitri lejon vazhdimin e lojës.
93' - Interi shënon, por arbitri e kosnideron të parregullt, shkak parregullësia në zonë.
46' - Nis pjesa e dytë.
45+4' - Mbyllet pjesa e parë.
35' - Fofana krijon "korridor" për Estupinain, ekuadoriani "çan" rrjetën e Interit.
1’ – Shkelmohet topi i parë në ndeshjen Milan – Inter, e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (3-5-2): Maignan; Tomori, De Winter, Pavlovic; Saleemaekers, Fofana, Modric, Rabio, Estupinan; Pulisic, Leao
Trajner: Massimiliano Allegri
INTER (3-5-2): Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zielinsk, Mkhitaryan, Dimarco; Bonny, Esposito.
Trajner: Cristian Chivu
Serie A: Java e 28-të
Stadiumi: "San Siro"
Arbitër: Daniele Doveri
