
Juventusi sot luan sfidën e fundit të kampionatit ndaj Venezias, ku do të konfirmohet nëse do të luajnë sezonin e ardhshëm në Champions League. Me përfundimin e kësaj ndeshje, me shumë gjasa nënkuptohet edhe largimi i dyfishtë në sulm.
Dusan Vlahovic dhe Randal Kolo Muani me shumë gjasa do të largohen nga “Zonja e Vjetër” në verë. Për të rinovuar në repartin e sulmit, bardhezinjtë po mendojnë prej kohësh të nënshkruajnë me Jonathan David, i cili do të largohet nga Lille si lojtar i lirë.
Siç raportojnë mediat italiane, Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit në garën për sulmuesin kanadez. “Zonja e Vjetër” i ka ofruar një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, plus 6-7 milionë euro bonus pas nënshkrimit.