Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Kreu një operacion, Interi konfirmon gjendjen e mesfushorit: Ndërhyrja shkoi me sukses

Shkruar nga NEWSPORT
Kreu një operacion, Interi konfirmon gjendjen e mesfushorit: Ndërhyrja
Kristjan Asllani dhe Davide Frattesi

Pas eliminimit të Interit nga Botërori i Klubeve, Davide Frattesi njoftoi se do të kryente një operacion. Ndërhyrja ka ndodhur ditën e sotme me sukses, diçka që e ka konfirmuar klubi zikaltër në rrjetet sociale.

“Davide Frattesi iu nënshtrua një operacionipër një hernie këtë mëngjes në Institiutin Klinik Humanitas në Rozzano. Ndërhyrja shkoi me sukses”, shkruan Interi në faqen zyrtare duke konfirmuar gjendjen e mirë të mesfushorit.

Davide Frattesi tashmë do të nisë fazën e rehabilitimit dhe nuk dihet ende se kur do të kthehet në fushë. Hera e fundit që italiani luante një ndeshje për Interin, ishte ndaj Barcelonës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga