Alessandro Bastoni rrezikon seriozisht të largohet nga Inter në fund të sezonit, pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Bosnjës që ndikoi në eliminimin e kombëtares së Italisë nga "play-off"-i i Botërorit 2026.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi është tashmë në merkato dhe interes për të vijon të ketë Barcelona, ndërsa zikaltërit janë të gatshëm të pranojnë një ofertë që mund të arrijë deri në 50 milionë euro. Paratë e fituara pritet të investohen menjëherë për përforcimin e repartit difensiv.
Objektivi kryesor i Interit është Riccardo Calafiori, aktualisht pjesë e Arsenal. Klubi italian e sheh 23-vjeçarin si profilin ideal për të ndërtuar mbrojtjen e së ardhmes dhe ka nisur kontaktet me agjentin e tij, Alessandro Lucci, për të realizuar transferimin.
