
Ditën e sotme Thiago Motta ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes mes Juventusit dhe Fiorentinës që do të luhet nesër në orën 18:00 për javën e 18-të të Serie A.
“Edhe pse nuk kanë fituar në dy ndeshjet e fundit, Fiorentina po bën mirë dhe vjen nga një seri pozitive. Na duhet ekuilibër dhe intensitet, zotërimi i topit nuk është e vetmja gjë që na nevojitet.
Skuadra po bën mirë, kemi rikuperuar disa lojtarë që i kanë dhënë fund lëndimeve. Douglas Luiz, Nico Gonzalez, Danilo dhe Koopmeiners janë rikthyer në dispozicion. Ende duhet të presim për Rouhi, Weah dhe Milik.
Përsa i përket goditjeve të lira, Koopmeiners është padyshim i pari. Pas tij vijnë Douglas Luiz dhe Vlahovic”, u shpreh Motta.