Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi kërkon “arratinë” në Serie A, Milani zbret në fushë për ndeshjen e “sezonit”

Shkruar nga NEWSPORT
Interi kërkon “arratinë” në Serie A, Milani zbret
Kristjan Asllani dhe ekipi i Interit

Ditën e sotme në Serie A do të zhvillohen tre takime të vlefshme për javën e 31-të të kampionatit. Sfida e parë që do të luhet sot është Monza-Como që starton në orën 15:00

Ekipi i Nestës gjendet në vendin e fundit të klasifikimit, ndërsa liqenorët në vendin e 13-të. Më pas në orën 18:00, Interi do të përballet në një transfertë delikate me ekipin e Parmës.

Zikaltrit udhëheqin tabelën e klasifikimit të Serie A me 67 pikë, tre më shumë se Napoli. Nga ana tjetër, Parma gjendet në vendin e 16-të me tre pikë më shumë se zona e ftohtë.

Ndërsa në orën 20:45 do të zhvillohet supersfida Milan-Fiorentina. Kuqezinjtë kërkojnë rikthimin te fitorja dhe të shpresojnë për një vend në Europë. Aktualisht Milani ndodhet në vendin e 9-të me 47 pikë, ndërsa Fiorentina një vend më sipër me katër pikë më shumë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga