
Kristjan Asllani dhe ekipi i Interit
Gjigantët e Interit dhe klubi belg Club Brugge kanë arritur akord në parim për transferimin e mesfushorit Aleksandar Stankovic. Marrëveshja do të kap shifrën e 8 milionë euro, ndërsa 2 të tjera do të vijnë në formën e bonusve në arkat e zikaltërve.
Po ashtu do të ketë një klauzolë riblerje për shifrën e 28 milionë euro. Ekipi nga Milano kërkon që talenti serb të rritete në Belgjikë dhe nëse bind, ata mund t’a rikthejnë sërish.
Stankovic vështrohet si një talent me premsia të mëdha për të ardhmen jo vetëm në Serbi, por edhe në “strehën” e Interit. Kartoni i 19-vjeçarit vlen 11 milionë euro.
Poll