
Granit Xhaka te Milan po duhet gjithmonë e më i mundur. Sipas “Sportmediaset” bëhet me dije se mesfushori ka dhënë “dritën jeshile” për një kalim te mundshëm te Milan.
Duket se palët paraprakisht kënë rënë dakort mes tyre për kalimin në Serie A. Por nga ana tjetër Bayern Leverkusen pas largimeve të Florian Ëirtz dhe Jeremie Frimpong dhe Jonathan Tah nuk duket shumë i gatshëm të heqë dorë edhe nga Xhaka.
Kjo pasi nuk duan shumë ndryshime, duke marrë parasysh dhe kontratën aktuale që kanë palët mes tyre. Shqiptari ka kontratë me Leverkusen deri në qershor të 2028, por gjithsesi te Milan, me në krye Igli taren po bëjnë gati planin.
Fillimisht do të paraqesin një ofertë për shërbimet e Xhakës dhe më pas do të vazhdojnë e me një plan “B” me shkëmbim lojtarësh. Nëse palët bien dakort për kushtet, atëherë Xhaka do të provonte një eksperiencë të re në Itali me Milan.