Ardon Jashari
Milan barazoi mbrëmjen e djeshme 1-1 në shtëpi përballë Como-s, në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Serie A. Titullar në këtë duel ishte dhe Ardon Jashari, i cili asistoi në golin e vetëm për kuqezinjtë.
Pas këtij dueli, mesfushori me origjinë shqiptare u shpreh se Milani luajti më mirë mbrëmë, se në ndeshjen e parë përballë Como-s në kampionat. Ndër të tjera, Jashari fton ekipin që të shohin përpara.
“Kemi luajtur më mirë krahasuar me ndeshjen e fazës së parë. Kemi qenë të rrezikshëm kur e kemi futur topin pas shpinës së mbrojtjes së tyre, si në golin e Rafës. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha mesfushori i Zvicrës, Ardon Jashari.
Poll
