
Ardian Ismajli
Ekipi i Empolit nuk arriti dot të sigurojë qëndrimin në Serie A për sezonin e ardhshëm. Me rënien e ekipit toskan në Serie B është i sigurt edhe largimi i Ardian Ismajlit nga ekipi.
Pas katër vitesh në ekip, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të largohet. Prej ditësh përflitej për një kalim të mundshëm të 28-vjeçarit tek skuadra e Besiktasit dhe e Lazios, por jo vetëm.
Së fundmi për të janë interesuar Bologna dhe Hellas Verona të Serie A. Siç raportojnë mediat italiane, Ardian Ismajli brenda këtyre ditëve do të vendosë përfundimisht të ardhmen e tij.
Poll