
Luis Enrique - Simone Inzaghi
Antonio Conte vendosi të qëndrojë te Napoli dhe në këtë mënyrë te Juventusi mbeten “bosh”. Zhgënjimi është i madh te “Zonja e Vjetër”, që tashmë kanë nisur punën për një tjetër emër.
Sipas “Il Massaggero” bëhet me dije se te Juventusi do të tentojnë të pamundërën. “Ëndrra” e tyre e madhe është Simone Inzaghi, i cili aktualisht është në krye të Interit.
Siç dihet me Interin do të luajë në finalen e Champions League, me Inzaghin që gjithashtu ka oferta marramendëse edhe nga Arabia Saudite. Te Juventusi janë të gatshëm të shpenzojnë milionat për ta bërë të tyrin , trajnerin zikaltër.