Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Conte “vë duar në kokë”, dëmtimi i De Bruyne më serioz se ç’pritej

Shkruar nga NEWSPORT
Conte “vë duar në kokë”, dëmtimi i De Bruyne
Kevin De Bruyne pas dëmtimit

Napoli mori një fitore të madhe përballë Interit me shifrat 3-1 mbërmjen e djeshme. Megjithatë, gëzimi i fitores u “zbeh” disi, për shkak të një dëmtimi që pësoi autori i golit të parë, Kevin De Bruyne.

Mesfushori belg ka pësuar një tjetër problem muskulor në të njëjtën zonë ku sezonin e kaluar iu nënshtrua një operacioni pas një këputjeje muskulore. Ky rikthim i papritur i problemit të “vjetër”, ka shkaktuar menjëherë shqetësim të madh te stafi mjekësor i Napolit.

Sipas raportimeve të “Sky Sport”, ekziston frika reale se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, ndërsa testet mjekësore pritet të japin përgjigjet e para. Në pritje të rezultateve përfundimtare, Napoli po përgatitet për mundësinë më të keqe, që De Bruyne të mungojë disa muaj.

Poll

Lexo gjithashtu