Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Boniface dështoi në testet mjekësore, Milan i rikthehet “pistës” së sulmuesit të United

Shkruar nga NEWSPORT
Boniface dështoi në testet mjekësore, Milan i rikthehet
Rasmus Hojlund

Victor Boniface do të vazhdojë qëndrimin e tij te Bayer Leverkusen. Sulmuesi nuk ia doli dot të kalonte me sukses testet mjekësore dhe në këtë mënyrë ka dështuar transferimi i tij te Milan.

Tashmë drejtuesit kuqezi kanë rikthyer menjëherë fokusin te “pist” e sulmuesit të Manchester United. Igli Tare shikon tashmë më të arritshëm Rasmus Hojlund, i cili për Ruben Amorim është i padëshiruar.

Palët do t’u rikthehen edhe njëherë bisedimeve mes tyre, me danezin që mund të kalojë në Serie A dhe të vihen nën urdhrat e Missimiliano Allegrit. Kujtojmë se interes për sulmuesin e United ka edhe Napoli dhe Milan do të duhet të fitojë “garën” me kampionët për shërbimet e danezit.

Poll

Lexo gjithashtu