Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Bastoni nuk gjen qetësi, pas polemikave me Juventusin i shkon “borxhliu” në derë: Po pres paratë...

Shkruar nga NEWSPORT
Bastoni nuk gjen qetësi, pas polemikave me Juventusin i shkon
Alessandro Bastoni

Alessandro Bastoni është vënë në qendër të polemikave pas simulimit që çoi në kartonin e kuq të Pierre Kalulu, duke e mbajtur mbrojtësin nën vëmendje të vazhdueshme mediatike. Çdo zhvillim rreth lojtarit të Inter Milan po kthehet në lajm, edhe kur nuk lidhet drejtpërdrejt me futbollin.

Së fundmi, në Itali është raportuar se Bastoni nuk ka shlyer një pagesë prej 5.500 eurosh ndaj një bande muzikore që performoi në dasmën e tij. Ngjarja daton në qershor 2023, por çështja është rikthyer sërish në vëmendje publike.

Përfaqësuesi i grupit muzikor ka deklaruar se pagesa ende nuk është kryer. “Ata menduan se mund t’ia dilnin me disa bluza dhe disa bileta, por ne po presim paratë”, është shprehur ai.

Poll

Lexo gjithashtu