
Kristjan Asllani
E ardhmja e Kristjan Asllanit është ende në dilemë. Edhe pse pas përfundimit të ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare mesfushori konfirmoi se do të luajë me Interin në Botërorin e Klubeve, ai ka gjasa të lëvizë nga zikaltrit.
Siç raportojnë mediat italiane, Fiorentina do të përforcojë repartin e mesfushës. Emri i preferuar në klubin toskan është Kristjan Asllani, i cili në rast të një transferimi do të gjente më shumë hapësira.
Në rast se negociatat do të nisnin mes palëve, Interi nuk do ta linte mesfushorin shqiptar të largohej pa 14 milionë euro. Sezonin që shkoi, Asllani me fanellën e Interit realizoi 2 gola dhe po kaq asiste në 22 ndeshje në Serie A.
Poll