
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka publikuar listën e “Pancerave” për dy ndeshjet e muajt shtator, kundër Sllovakisë në datën 4 shtator dhe 3 ditë më vonë ndaj Irlandës së Veriut. Nuk mungojnë surprizat, aty ku janë edhe 3 lojtar që do të bëjnë debutimin si Finn Dahmen, Nnamdi Collins dhe Paul Nebel.
Përveç Musiala-s, i cili vazhdon të jetë jashtë për shkak të dëmtimit, Nagelsmann do të jetë gjithashtu pa Kai Havertz, Aleksandar Pavlovic, Tom Bischof dhe Nico Schlotterbeck. Yann Bisseck, Robin Gosens dhe Felix Nmecha janë gjithashtu jashtë për shkak të problemeve fizike.
Ekipi i Bayern Munich përfaqësohet me 4 futbollistë në këtë listë, konkretisht Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Serg Gnabry dhe Jonathan Tah. Mungesa më e madhe mund të cilësohet Leroy Sane, i cili është pjesë e Galatasaray.
Lista e Gjermanisë:
Portierë: Oliver Baumann, Finn Dahmen, Alexander Nubel
Mbrojtës: Robert Andrich, Waldemar Anton, Nnamdi Collins, Robin Koch, Maximilian Mittelstadt, David Raum, Antonio Rudiger, Jonathan Tah
Mesfushorë: Karim Adeyemi, Nadiem Amiri, Serge Gnabry, Leon Goretzka, Pascal Gros, Joshua Kimmich, Jamie Leweling, Paul Nebel, Angelo Stiller, Florian Wirtz
Sulmuesë: Niclas Fullkrug, Nick Woltemade