
Vítor Pereira & Ruben Amorim
Ekipi i Wolves nuk njeh asnjë fitore dhe asnjë barazim këtë sezon në Premier League, por vetëm humbje në 4 javë. Një përgjegjësi e madhe kjo për trajnerin Vítor Pereira, për të cilin është marrë një vendim.
Klubi i Premier League dhe trajneri 57-vjeccar kanë zgjatur bashkëpunimin mes palëve, përtej rezultateve të këqija. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Wolves nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Vítor Pereira ka firmosur një kontratë të re me “ujqërit” deri në qershor të vitit 2028. Tekniku portugez e ka marrë drejtimin e Wolves në dhjetorin e vitit të kaluar, duke i drejtuar për 30 ndeshje.
View this post on Instagram
Poll