
Granit Xhaka
Granit Xhaka është tashmë edhe zyrtarisht futbollisti i Sunderland AFC. Mesfushori shqiptar është prezantuar nga skuadra e re nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Palët mes tyre kanë nënshkruar një kontratë 3-vjeçare. Kështu Xhaka nis aventurën e re në Angli, ku do të synojë të lërë gjurmë në stadiumin “Stadium of Light”. Për Xhakën është një rikthim në Premier League, pasi vetëm disa sezone më parë ishte pjesë e Arsenalit.
Shqiptari mbyll kështu aventurën e tij 2 vjeçare me Bayern Leverkusen, ndërsa mes kuadrave që e kërkoi me ngul në këtë merkato ishte Milan i Igli Tares. Leverkusen nuk u bind nga oferta e italianëve, teksa vendosën t'i thonë po, ofertës së anglezve.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Poll