
Donyell Malen dhe Karim Adeyemi
Donyell Malen është zyrtarisht futbollist i Aston Villa. Në mënyrë surprizuese, sulmuesi ka lënë Borussia Dortmund, për të nisur një aventurë të re në Premier League angleze.
Aston Villa ka paguar plot 25 milionë euro në arkat e Dortmund për të siguruar shërbimet e Malen. Ndërkohë që sulmuesi holandez ka firmosur një kontratë 4.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Kujtojmë se karrierën e tij futbollistike, 25 vjeçari e ka nisur në Holandë tek ekipi i Hollandia. Më pas ai ka luajtur për ekipe si Ajax, Arsenal, PSV dhe së fundmi Borussia Dortmund në Gjermani.
View this post on Instagram
Poll