Manchester City do të luajë në mbrëmje ndaj Nottingham, duel i vlefshëm për javën e 29-të të Premier league. Takim ky që do të startojë në orën 20:30 dhe që merr vëmendjen e tifozëve.
Para kësaj përballjeje ka folur Pep Guardiola. Timonieri i anglezve ka theksuar se është rritur shumë niveli i Premier League.
“Kur Arsenali shënon nga goditjet standarde dhe është kaq i lumtur, tifozët janë të lumtur, lojtarët janë të lumtur dhe jam shumë i sigurt se edhe trajneri është i lumtur.
Pyet të gjithë tifozët e Arsenalit dhe jam i sigurt se ata nuk do të ndryshojnë asnjë sekondë të goditjeve standarde.
Vit pas viti, Liga Premier është më e vështirë, cilësia e trajnerëve rritet shumë, stafi është i jashtëzakonshëm… Kjo është arsyeja pse i jap shumë merita ekipit tim që është aty”, ka theksuar Guardiola.
Kujtojmë se citizenët janë të dytët në klasifikim me 59 pikë, teksa kanë 5 pikë më pak se Arsenali kryesues dhe kanë 8 pikë më shumë se Manchester United.
