Arsenal
Arsenal ka barazuar në transfertë përballë Brentford, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Brentford Community Stadium”, u mbyll 1-1.
Golin e parë të ndeshjes e shënuan miqtë me anë të anglezit Madueke. Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi, pasi Brentford barazoi me rrjetën e tundur nga ana e Lewis-Potter.
Kështu, “topçinjtë” mbeten në vendin e parë me 57 pikë, 4 më shumë se Manchester City ndjekës, duke rihapur garën e titullit. Në krahun tjetër me 40 pikë, Brentford mbetet i 7-ti.
Goli i Madueke
Poll
