Sunderland dhe Arsenal kanë barazuar mes spektaklit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në “Stadium of Light”, përfundoi 2-2.
Në minutën e 36-të, Sunderland kaloi në avantazh me anë të Ballard. Megjithatë, në pjesën e dytë, skuadra e Artetës gjeti forcën për të reaguar, duke shënuar dy herë me anë të Saka dhe Trossard. Kur u mendua se përfundoi gjithçka, në minutën e 94-të, Brobbey barazoi shifrat për Sunderland.
Në njëfarë mënyre, protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Granit Xhaka, si një ish i “topçinjve”. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, teksa ishte një nga liderët për ekipin e tij në fushë, me plot pasion dhe grintë.
Kështu, Arsenal mbetet në vendin e parë, në kuotën e 26 pikëve. Në krahun tjetër, ekipi i Xhakës ngjitet në vendin e 3-të në tabelën e renditjes, duke grumbulluar 19 pikë.
GOLAT:
Goli i Ballard
Goli i Saka
Goli i Trossard
Goli i Brobbey
