Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Çudira angleze në Premier League, klubi "në pikë të hallit" bën gjestin e pazakontë për t'i shpëtuar turpit

Shkruar nga NEWSPORT
Çudira angleze në Premier League, klubi "në pikë
Tottenham

Mund të tingëllojë e çuditshme, por Tottenham i është drejtuar platformës LinkedIn për të kërkuar zgjidhje për krizën sezonale.

Në pikiatë pikësh dhe të ndodhur në zonën e ftohtë me 31 pikë në 33 javë, skuadra e drejtuar nga Roberto de Zerbi ka vendosur të hedhë një hap të rëndësishëm për të ndryshuar mentalitetin e grupit, të rënë përtokë nga rezultatet zhgënjyese.

Bëhet fjalë për një vend vakant të hapur në këtë rrjet social, ku krahas kërkesave të renditura, spikat ajo për "psikologë". Një aset i tillë do të ndikonte për mirë që "djemtë" e teknikut italian të kthenin faqen dhe të shpëtonin skuadrën e tyre nga një turp historik. 

Ndeshja e radhës për Tottenham do të jetë të shtunën në transfertë përballë Wolves, me skuadrën që ka siguruar edhe matematikisht rënien një kategori më poshtë. 

Çudira angleze në Premier League, klubi "në pikë
Postimi në LinkedIn i Tottenham, ku shihet dhe thirrja për psikologë

 

Poll

Lexo gjithashtu