Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

U transferua te United, Benjamin Sesko: Klub i përsosur që unë të rritem, mezi pres të punoj me Amorim

Shkruar nga NEWSPORT
U transferua te United, Benjamin Sesko: Klub i përsosur që unë
Benjamin Sesko

Benjamin Sesko u zyrtarizua paraditen e sotme te Manchester United. Sulmuesi nis kështu aventurën e re në karrierën e tij futbollistike, ku synon të lërë gjurmë në Premier League.

Slloveni tashmë ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i “djajve”. Sesko shprehet se United është klubi perfekt ku mund të rritet në karrierë dhe se mezi pret të punojë me Ruben Amorim.

“Historia e Manchester United është padyshim shumë e veçantë, por ajo që më emocionon vërtet është e ardhmja.

Kur diskutuam për projektin, ishte e qartë se gjithçka është në vend që kjo skuadër të vazhdojë të rritet dhe të garojë përsëri për trofetë më të mëdhenj së shpejti.

Që nga momenti që mbërrita, munda të ndjeja energjinë pozitive dhe mjedisin familjar që klubi ka krijuar. Është padyshim vendi i përsosur për të arritur nivelin tim maksimal dhe për të përmbushur të gjitha ambiciet e mia.

Mezi pres të filloj të mësoj nga Ruben dhe të lidhem me shokët e ekipit për të arritur suksesin që të gjithë e dimë se jemi të aftë ta arrijmë së bashku”, ka deklaruar futbollisti më i ri i United.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga